“Nuk e di ishte penallti apo jo“, Çokaj ka besim te Shqipëria: E fiton vendin e parë në grup

Janë kuqezinjtë e Alban Bushit ata që kanë bërë të harrohet ai dështim i mbrëmshëm i Kombëtares. “Mallkimi” i kuqezinjve thyhet sot në “Elbasan Arena”, ku Shpresat mposhtën me shifrat 3-1 Andorrën. Pas përfundimit të takimit ka folur për mikrofonin e “RTSH Sport” edhe trajneri Enis Çokaj.

“Udhëzimet që më dha trajneri ishin që të ndryshonim sa më shumë krahët dhe të krosonim sa më shumë nga krahët. Që kur pësuam golin e parë, të cilin nuk e di ishte penallti apo jo, ata u mblodhën mbrapa dhe ishte shumë e vështirë t’i çaje. Rrinin pas dhe luanin me kundërsulm. Jam shumë i lumtur me këtë performancë, pasi arritëm të kthenim rezultatin dhe të merrnim fitoren që prisnim.

Në aspektin personal mendoj të përsërisim sezonin e kaluar, të kapim vendet e para dhe të synojmë Kupën. Shqipëria është favorite për të fituar vendin e parë pasi është një grup shumë i mirë. Mendoj që do e fitojë grupin“, ka thënë Enis Çokaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online