Dokumenti/ Skënderbeu në telashe me FIFA-n, bllokohet merkatoja e bardhekuqve

Lajmet e këqija duket se nuk kanë të sosur në Korçë. Pas përgjigjes negative nga Gjykata Federale e Zvicrës një tjetër lajm i keq mbërrin në tryezën e klubit. Jo vetëm pa Europë, tashmë Skënderbeut i duhet të rrijë edhe pa merkato. Gjyqi i humbur në 15 janar me Kaba Sambou ka bërë që FIFA të vijë me një vendim të hidhur.

Klubi bardhekuq i detyrohet lojtarit në fjalë një shifër prej afërsisht 90 mijë euro. “Euroneës“ ka zbuluar edhe dokumentin e FIFA-s ku Skënderbeu njihet me këtë vendim. Deri në momentin që skuadra juglindore do të paguajë dëmshpërblimin për Sambou, merkatoja do të qendrojë e mbyllur. Ky vendim qendron në fuqi për 3 sezone, për këtë arsye në Korçë duhet të nxitojnë për të zgjidhur këtë çështje sa më parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

foto web

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online