Sulejman Starova është i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Kur është folur mbi Partizanin, Starova ka thënë se Xhunior është përgjegjësi kryesor për mos shënimin e golave dhe kujton se realizimet e tij kanë ardhur vetëm nga 11-metrat.
“Ky është formacioni më i mirë i Partizanit. Duheshin 11 javë që Partizani të kishte një formacion fiks. Kjo edhe për shkak se dy lojtarët si Mala dhe Kace kanë ardhur në momentet e fundit. Filluan luhatjet edhe tek të tjerët si Musta, sado i mirë që është, por kur nuk luan skuadra…
Problemi kryesor është sulmi. Xhunior shënon vetëm me penallti, nuk arrin dot te goli dhe është përgjegjës kryesor. E mbylli vetëm me një fitore fazën e parë dhe nuk e di nëse i ka ndodhur ndonjëherë më parë Partizanit”, tha Starova. /Sport Ekspres/