“E di që është kundër meje”! Murinjo i lë pa fjalë gazetarët duke kërkuar largimin e lojtarit të Romës: Për të mirën e tij, të iki nga Seria A

Roma ka humbur me rezultatin minimal 1-0 transfertën kundër Bolonjës. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Murinjo ka folur edhe për paraqitjen e Nikolo Zaniolos, duke lënë pa fjalë gazetarët me deklaratën e tij.

Mesfushori i Romës ka rënë pre e një ndërhyrjeje të ashpër nga kundërshtari, por në fund arbitri e ka kursyer kartonin e verdhë. Për këtë arsye trajneri portugez shprehet se nëse do të ishte në vendin e Zaniolos, atëherë do të kishte menduar të largohej nga Serie A.

“Unë po them diçka kundër interesave të mia, por nëse do të isha Zaniolo, do të filloja të mendoja që të largohesha nga Seria A. Më vjen keq për të dhe prandaj po e them”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online