“Nuk e di a është mirë ta them”! Lojtari i Partizanit nuk pyet për të shkuarën te Tirana: Kam parë në ëndërr sikur i shënova 4 gola Visar Bekajt në derbi

Ëngjëll Hoti është pjesë e panelit në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV”. Futbollisti i Partizanit ka qenë vendimtar me golat e tij, duke dhënë kontributin e tij edhe nga stoli. Hoti tregon se pozicioni i tij i preferuar është ai pas sulmuesit kryesor, si dhe shprehet se atmosfera në kampin e kuq është mjaft e mirë, pasi lojtarët shoqërohen së bashku edhe jashtë fushave të lojës.

“Unë kam qejf të luaj pas sulmuesit si “10”-sh, ose kur është skema 4-3-3 si “8”-sh. Kam lindur dhe jam rritur në Gjermani. Kam dy vite që luaj në Kosovë. Në Gjermani kam luajtur deri me U17, U18. Ishte pak vështirë të bëja hapin e madh atje. Është kënaqësi të luaj për Kosovën, ose për Shqipërinë. Familja jeton në Gjermani, por është nga Kosova”, tha Hoti.

Kur u pyet për ëndrrat, ai u shpreh se e ka parë një të tillë me portierin e Tiranës, Visar Bekajn. “Ëndrra më e bukur që kam parë është sikur po i shënoja 4 gola portierit të Tiranës, Visar Bekaj në derbi. Nuk e di është mirë ta them apo jo, por kështu e kam parë. Nuk e di a më dalin ëndrrat, por shpresoj që kjo të dali”, tha mes buzëqeshjes Hoti. që më parë ka qenë bardheblu. Por ku kërkon që të luajë ky lojtar në të ardhmen? “Dëshiroj shumë të luajë në Gjermani te Stuttgart në Bundesligë, aty kam familjen dhe jam rritur. Kjo është ëndrra ime tani”, përfundoi lojtari i Partizanit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online