Italia dhe Hollanda e mbyllën grupin me 9 pikë, duke u kualifikuar në fazën e ardhshme si kokë grupi. Ndryshe nga Italia, Hollanda e pati mjaft të vështirë ndaj Ukrainës, megjithatë e arriti ritmin e duhur në dy ndeshjet e fundit. Mbrojtësi i Juventusit, Matia de Ligt deklaroi se pavarësisht suksesit të Italisë dhe Hollandes, asnjëra prej të dyja skuadrave nuk janë përballur me kundërshtarë të rrezikshëm si Franca, Portugalia dhe Gjermania.
“E kam parë Italinë, ata luajnë shumë mirë. Nuk duken aspak si italianë. Sulmojnë shumë, bëjnë presion të madh në fushë, është diçka e bukur për tu parë. Megjithatë ashtu si ne, ata nuk kanë luajtur me ekipe të kalibrit të lartë si Franca, Gjermania apo Portugalia. Ky është hapi i radhës si për ata dhe për ne”- ka thënë De Ligt. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/