Fytyra e re e Partizanit në sezonin e ardhshëm, njofton largimin një tjetër futbollist mes falenderimeve

Shumë lëvizje ka në krahun e Partizanit në këtë merkato të verës. Përveç afrimeve tek të kuqtë po rritet së tepërmi edhe numri i largimeve nga sezoni i fundit. Pra në sezonin e ardhshëm do të shohim një Partizan krejtësisht të ri. I fundit që ka zgjedhur t’i jap duart kryeqytetasve është Rron Broja që ka njoftuar largimin në rrjetet sociale.

“Dua të njoftoj se nga sot nuk do të jem pjesë e KF Partizani. I falënderoj të gjithë, duke nisur nga presidenti, drejtori, trajnerët, shokët e skuadrës dhe gjithë stafin e klubit, me të cilët kemi punuar së bashku në këto dy vite. Gjithashtu një falënderim i veçante për tifozët Ultras Guerrils për mbështetjen e tyre në çdo moment”, shkruan Broja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online