Sulejman Starova ka bërë një analizë të situatës së Partizanit, atje ku ka kërkuar edhe mbështetjen e tifozëve që të kuqtë të kalojnë këtë moment të vështirë. Sipas trajnerit të njohur, “Ultras Guerrils” duhet të mbushin gjithmonë stadiumin për të mbështetur skuadrën, jo vetëm duke lënë banderolën dhe duke qenë të paktë në numër. Këtu duke iu referuar rastit të fundit, në humbjen me rezultatin 0-1 ndaj Teutës. Në emisionin “Pressing” që transmetohet në “ABC News”, Starova u shpreh:
“Guerrlis duhet ta mbushin stadiumin, ta mbështesin skuadrën. Nuk duhet vetëm banderola dhe 10 veta, por të gjithë. Janë 11 javë, 33 pikë, skaudrat janë aty-aty. Nuk duhet të ndërrohet trajneri javë për javë. Partizani të harrojë çfarë ka ndodhur dhe të futet në fushë vetëm për të marrë tre pikët. Këtu duket profesionisti, i cili edhe në vështirësi ngrihet, rrëzohet, ngrihet prapë. Gabimi taktik i Partizanit ndaj Tiranës, ishte kur ndeshja ishte barazim 1-1. Ishte në inferioritet numerik dhe nuk duhet të hidhej përpara. Si ka mundësi që kur je me 10 futbollistë, ekipi kundërshtar të zë me kundërsulm? Del Cale e merr penallti”, u shpreh Starova. /Sport Ekspres/