Zyrtare/ Po përjetojmë futbollin më të çuditshëm, “Premier League” ndalon lojtarët t’i japin duart njëri-tjetrit

Padyshim që momenti që po kalon bota mbarë me Koronavirusin është shumë i vështirë, ndërsa ka ndikuar në të gjitha fushat jetësore. Por nëse më parë ishim mësuar me viruset që qarkullonin njëherë në 5 vite dhe që ktheheshin të frikshme, këtë herë bëhet fjalë për një rast të rrallë, sidomos në futboll.

Asnjëherë më parë ky sport nuk është paralizuar në këtë mënyrë pas virusit që është kthyer në kryefjalën botërore. Këtu flitet për elitat e futbollit europian, ndërsa Seria A është bërë kaotike duke shtyrë ndeshje dhe duke mbyllur stadiumet për tifozët, ndërsa afrohemi në pjesën më të nxehtë të kampionatit, në fundin e tij.

Një masë e fundit vjen edhe nga “Premier League”. Megjithëse në Angli nuk kemi të njëjtat përmasa të hapura si në Itali rreth të prekurve, kjo nuk ka kaluar pa masa të marra. Tashmë është bërë zyrtare se lojtarët nuk do t’i japin më duart njëri-tjetrit para ndeshjes për arsye të shëndetit dhe kjo do të zbatohet deri në një vendim të dytë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online