“Nuk duhet të jetë justifikim fakti që Bate Borisov ka qenë në Champions League”! Trajneri i Partizanit: Kemi probleme me miqësoret, gjetëm vetëm një…

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekic, ka folur nga përgatitja e skuadrës kampione të Superiores. Të kuqtë do të përballen me Bate Borisov në raundin e parë dhe te Partizani janë duke punuar edhe sa i përket gjetjes së miqësoreve. Deri tani kanë arritur të mbyllin vetëm një të tillë, me Strugën.

“Po marrim disa informacione mbi Bate Borisov që po luan në kampionat. Bate ka një ekip të ri që i pëlqen të luajë futboll të bukur. Kanë luajtur në grupet e Champions League, por ky nuk duhet të jetë justifikim për ne që duhet të luajmë ndeshje të mira.

Duhet të fokusohemi te puna, ka nevojë edhe për pak punë që të jemi klub europian. Kemi pak probleme edhe me sigurimin e miqësoreve. Deri tani kemi siguruar vetëm një kundër Strugës, por do të përpiqemi të luajmë tre miqësore deri para Bates”, tha Zekic për “RTSH Sport”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online