Milani do të sfidojë Interin mbrëmjen e nesërme, duke nisur nga ora 20:00. Derbi i Milanos këtë herë zhvendoset ne Riad të Arabisë, kur do të luhet finalja e Superkupës së Italisë. Trajneri Serxho Konseisao ka folur për “Milan TV” rreth kësaj përballjeje. Ai ka deklaruar se skuadra nuk duhet ta shikojë Interin me frikë, por duhet të hyjë në fushë me dëshirë të madhe për të treguar veten.
“Ne duhet ta shikojmë Interin me përulësi, por jo me frikë. Me një dëshirë të madhe për të treguar veten, për të garuar dhe për të fituar. Është një finale. Edhe nëse është një lojë e bukur apo jo, objektivi është të fitojmë. Milani është një klub i madh, i mësuar me ndeshje si kjo. Por ky çast, kjo finale, janë të rëndësishme për lojtarët. Të mundnim Juven, duke ndërtuar nga pas, duke pasur një pjesë të parë të dobët dhe me pas treguam pesonalitetin tonë në pjesën e dytë, ishte shumë domethënëse”, ka thënë Serxho Konseisao./Sport Ekspres/