Kur gjithçka po shkonte në përsosmëri me Tiranën, ka ardhur ndeshja e sotme ndaj Bylisit për Kupë që ka krijuar shumë polemika me përmbysjen në shifrat 2-1. Nëpërmjet një reagimi në Facebook, tifogrupi besnik i bardhebluve, “Tirona Fanatics” janë shprehur se nuk dëshirojnë asgjë të dyshimtë. Njëkohësisht duke dalë sërish kundër Refik Halilit si më parë, për ta etiketuar si “ish-presidenti”. /Sport Ekspres/
Reagimi i plotë
TF nuk mbeshtet ne asnje moment teatrin e shemtuar apo pazaret personale te ishpresidentit&co…
Asnje gje e dyshimte apo asnje fitore fallco nuk mund te na kenaqi ne…
Ne mbeshtesim pa kushte ngjyrat bardheblu dhe denojme cdo akt te turpshem e te dyshimte te ishpresidentit amator&co…
TIRONA NUK ESHTE MALL PER PAZAR!
#ForcaTirona
#ForcaBardheblu
#JobixhozmeTironen