“Nuk do vesh kurrë rroba të shtrenjta”, leksioni i modestisë nga De Ligt: Te Juventusi qeshin me mua, por kështu kam qenë

Matthijs De Ligt nuk është shndërruar ende në yllin e Serisë A dhe heroin e Juventusit. Kjo veshje i shkoi përshtat mbrojtësit holandez në kohën kur ishte pjesë e Ajaksit. Megjithatë e gjitha kjo ishte e pritshme pasi kërkohej koha për ambientimin dhe përshtatjen. Në intervistën e fundit që ka dhënë për mediat holandeze, De Ligt ka rrëmbyer zemrat e tifozëve për leksionin e modestisë që ka dhuruar për gjithë të tjerët.

“Gjithmonë kam qenë i veshur në mënyrën që jam tani. Nuk jam fansi i rrobave që shpenzojnë shumë, që janë të shtrenjta. Jam Matthijs, jam vetvetja dhe nuk do të më shihni kurrë duke ikur në stërvitje me rroba të shtrenjta, kaq e thjeshtë. Profesioni im është futbollist dhe dua të jem yll në fushë.

Ndonjëherë njerëzit në klub qeshin me mua, për mënyrën sesi vishem, por nuk më intereson, jam i lumtur vetë. Gjëja më e rëndësishme është që të luash mirë pasi njerëzit të respektojnë kështu shumë më tepër sesa kur vishesh me rroba të shtrenjta”, tha De Ligt. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *