“Nuk do të shoh më futboll kështu”, Donald Trump refuzon stadiumet pas vendimit të Federatës

Gjatë fillimi të një ndeshje, lojtarja e futbollit Megan Rapinoe refuzoi të ngrihej në këmbë për të respektuar himnin, në shenjë proteste ndaj racizmit për njerëzit me ngjyrë. Klubi u detyrua ta ndëshkonte futbollisten pasi nuk veproi konform rregullave, megjithatë ky lajm bëri bujë në media të cilat dënuan këtë veprim të klubit duke e cilësuar si vendim nazist.

Për këtë arsye, Federata e Futbollit e Shteteve të Bashkuara (USSF) këtë javë votoi për të shfuqizimin e rregullit që kërkon nga lojtarët të qëndrojnë në këmbë në momentin kur jepet himni i SHBA-së. Ky lajm nuk i ka pëlqyer senatorit Matt Gaetz ku në një postim në Twitter ka thënë këto fjalë: “Më mirë të mos ketë ndeshje fare sesa të mos ngrihen në këmbë për himin. E menjehërshme ka qenë mbështetja nga presidenti i SHBA-ve, Trump, i cili ka thënë se nuk do të shikoj më futboll në rast se nuk respektohen simbolet.

“Më pëlqen futbolli, por me këto vendime nuk shkoj më në stadium. Duket se përveç futbollit, edhe NFL ( futbolli amerikan) po shkon drejt këtij vendimi. Të bëjnë ç’të duan, po nuk do më kenë mua atje.”- ishte komenti i bërë nga Donald Trump karshi senatorit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online