“Nuk do të na trajtoni si kavje”/ Drogba i vjen në ndihmë njerëzve të tij, dhuron spitalin personal për të prekurit

Një deklartë shokuesve e dy  mjekëve francezë  të cilët kërkuan që Afrika të ishte vend eksperimenti për Covid-19, ngjalli jo pak reagime. Drogba dhe Eto’o ishin ndër të parët që dënuan gjuhën e përdorur nga mjekët duke thënë se populli  i tyre nuk duhet të trajtohet si kavje eksperimentuese. E pas këtij reagimi, Drogba bën hapin e radhës duke i ardhur në ndihmë popullit të tij.

Një spital bamirsie në pronësi të ish-sulmuesit ka hapur dyertë për t’u kthyer në karantinë për pacientët e prekur. Ka qenë vet Drogba i cili ka njoftuar se spitalin e tij ia ka lënë në dorë shtetit për ta kthyer atë në një ambjent më të dedikuar ndaj virusit  Covid-19. Kështu afrikani bëhet ndër sportistët e parë që veç shumave monetare, ofron ambjente në ndihmë të stafit mjekësor.

“Falënderojmë Drogba për këtë dhurim të konsideruar si një akt patriotizmi. Spitali i vendosur në Attecoubé, një rreth i klasës punëtore në Abidjan, nuk ishte akoma funksional dhe mund të konvertohej gjatë krizës.  I takon shtetit që  ta bëjë atë funksional” ka thënë Mariam Breka, drejtor i fondacionit “Drogba”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *