VIDEO/ “Hapim oreksin me vrasësin tonë”, Malaga “ushqen” tifozët me golat e Sadikut

Armando Sadiku e ka gjetur veten mirë te Malaga, ku po kalon një formë pozitive. Megjithëse klubi spanjoll, në të kundërt nga sezoni i shkuar, nuk po kalon një periudhë të mirë këtë vit, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për sulmuesin shqiptar. Ky i fundit është një gjahtar i golit dhe këtë e ka treguar mjaft mirë në fushë, teksa mbart me vete 10 gola të shënuar me fanellën bardheblu.

Një vrasës përpara portës e një gjë të tillë e shpreh edhe vetë klubi në faqen e vetë zyrtare. Malaga ka nisur ditën e sotme të shpërndajë me tifozët e saj ndjeshjet e zhvilluara në sezonet e shkuara, por përpara se të mbërrinte këtu u ka hapur oreksin me golat e Sadikut. Skuadra spanjolle ka ndarë me të gjithë një video të të gjithë golave të sulmuesit të Kombëtares shqiptare, të cilën e shoqëron me fjalët: “Pas pak do të nisim me publikimin e ‘ndeshje pas ndeshje‘. Por më parë hapim oreksin me një racion të mirë me golat e vrasësit tonë, Sadiku“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online