“Policia e dinte që ai do vinte”, Reali sqaron çështjen Joviç: U krijua një mal rëre, asgjë pa dijeninë tonë

Luka Joviç ngriti një debat të gjerë me sjelljen e tij të pamatur, teksa la Madridin për të festuar ditëlindjn e të dashurës së tij në Serbi, duke thyer edhe rregullat e karantinimit. Presidenti Vuçiç do e kërcënonte edhe me burgim për këtë arsye, ndërsa u përfoll gjerësisht se Reali nuk kishte ndërmend të duronte sjelljet fëmijënore të tij dhe do e nxirrte menjëherë në shtije.

Por media spanjolle “AS” hedh më tepër dritë rreth situatës së Joviç me “los blancos”, pasi në një kontak me klubin zbulojnë se e ardhmja e futbollistit serb do të mbetet Madridi. Siç bën me dije media në fjalë, Reali ka konfirmuar për ta se do të mbështeten te sulmuesi deri në 2025, ndërsa për gjithë historinë e thyerjes së masave të sigurisë ia vë fajin policisë së Serbisë, pasi këta të fundit kanë qenë në dijeni për gjithçka.

“Luka është në moshën perfekte për t’u rritur si një futbollist dhe si një person. Ai firmosi një kontratë deri në vitin 2025 dhe do të mbështetemi te ai. Nuk ka bëri asgjë pa dijeninë e Realit të Madridit dhe policia locale e Serbisë ishte e informuar për ardhjen e tij. Një mal rëre është ngritur. Viti i parë nuk është i lehtë për asnjë për shkak të përshtatjes me një shtet të ri, gjuha, kultura, por ne e dimë potencialon e tij dhe askush nuk dyshon në mundësitë e tij këtu”, është prononcuar klubi madrilen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online