“Nuk do të lë Maignan t’i mundë ata”, Pioli nuk e mendon tërheqjen: Do ishte gabim të luanim në mbrojtje

Stefano Pioli ka zhvilluar sot konferencën për shtyp një ditë përpara sfidës vendimtare kundër Napolit. Milani i tij luan në “Diego Armando Maradona” ndeshjen e dytë çerekfinale, teksa të parën e fitoi me shifrat 1-0. Pioli ka deklaruar se ky stadium do të karikojë edhe ekipin e tij, ndërsa shton se do të ishte një gabim të luante në mbrojtje dhe të ruante rezultatin e përballjes së parë.

“Është bukur të luash ndeshje të këtij niveli. “Maradona” do të ngarkojë Napolin dhe do të na ngarkojë edhe neve. A do të ishte gabim të mbroheni? Po, absolutisht po. Ne kemi një avantazh të lehtë dhe luajmë në transfertë kundër një ekipi që ka mesatarisht 3 gola në shtëpi. Ne duhet të luajmë lojën tonë. Të luajmë mirë, të luajmë si ekip dhe ta menaxhojmë topin shumë mirë. A I kam përgatitur penalltitë? Ne i provuam ato, por nuk mendoj të lë Maignan t’i mundë ata”, ka deklaruar ndër të tjera Stefano Pioli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online