“Jemi përgatitur edhe për penalltitë”, Spaleti paralajmëron Milanin: Nesër rrezikojmë për një lumturi të pafundme, besojmë se mund të arrijmë më shumë

Nesër në mbrëmje luhet akti i dytë mes Napolit dhe Milanit në Ligën e Kampionëve. Stadiumi “Diego Armando Maradona” do të hapë dyert për ndeshjen e dytë çerekfinale mes dy klubeve italiane, të cilat do të provojnë gjithçka për të siguruar kualifikimin më tej. Luçiano Spaleti është paraqitur sot përpara mediave në konferencën për shtyp, ku ka shuar kureshtjen e gazetarëve për këtë përballje. Trajneri i Napolit pranon se i ka marrë masat edhe për penalltitë, ndërsa thekson se ekipi nuk do të qendrojë i tërhequr, pasi beson se mund të arrijë më shumë në këtë kompeticion.

“Të jesh në Ligën e Kampionëve në këtë pikë është tashmë diçka e rëndësishme. Ne duam të ecim përpara, duam të fitojmë, ndaj do të luajmë për të fituar, pa bërë shumë llogari dhe pa mbajtur ekuilibrin. Atëherë do të shohim se ku do të përfundojmë. Të qëndrosh këtu për të mbrojtur atë që ka ndodhur deri më tani do të thotë të mos besojmë se mund të bëjmë më shumë. Përkundrazi, besojmë se mund të bëjmë më shumë. Nuk ka rrezik në ndeshjen e nesërme, rrezikojmë lumturi të pafundme. Nëse fiton, shkon edhe më tej.

A jemi përgatitur për penalltitë? Ne jemi përpjekur të përgatitemi për gjithçka, kështu është bërë. Kemi disa dezertime dhe duhet të jeni të mirë t’i prekni të gjitha pak, duke përfshirë mundësinë për të shkuar në penallti. Mendoj se ata i kanë provuar të gjitha penalltitë. Ju bëni një listë në bazë të numrit të goditjes që duhet kryer, sipas nesh, më të mirët duhet të godasin të parët dhe jo të fundit sepse ndonjëherë nuk ju lejohet”, ka deklaruar Luçiano Spaleti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online