Nuk do të ketë kurrë qetësi! Ishte fjala e parë në mediat sportive, të gjithë janë të motivuar për të mundur Orges Shehin

Orges Shehi është njeriu për t’u mundur! Ky do të shpallet si trajneri i vitit në Superiore, teksa ecuria e mirë me Tiranën e shpërbleu sërish me këtë trofe personal prestigjioz. Në fakt, Orges Shehi ka rrëmbyer vëmendjen mediatike prej kohësh. Akoma më shumë me kalimin që bëri, duke lënë Tiranën për t’iu bashkuar Partizanit.

Kryesisht edhe për shkak të kësaj arsye, Partizani po i motivon akoma më shumë kundërshtarët e tjerë të Superiores. Përtej emrit dhe traditës që kanë të kuqtë, përtej pikëve të shtuara në renditje, rivalët dëshirojnë të kenë sukses ndaj Partizanit edhe për të shijuar suksesin kundër Orges Shehit. Kjo ia vështirëson akoma më shumë punën këtij trajneri, që logjikisht nuk do të ketë asnjë javë të qetë. Të gjithë kërkojnë t’i tregojnë trajnerit të vitit apo Shehit të Partizanit, më të përfolurit të këtyre kohëve, se ata janë më të mirë në fushë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online