Nuk do të jetë deri në fund të sezonit, francezi i habit të gjithë: Jam shumë i lumtur që Neymar u dëmtua, do të jetë më mirë për PSG

PSG ka konfirmuar një lajm shumë të keq për ta. Neymar do të mungojë për pjesën tjetër të sezonit për shkak të një dëmtimi dhe njeriu që fitoi Kupën e Botës me Francën në 1998 bëri një deklaratë të pabesueshme rreth kësaj ngjarje. “Jam i kënaqur për PSG-në që Neymar është i lënduar. Mendoj se është një mundësi e pabesueshme për Christophe Galtier. Në një moment ai duhet të kishte pasur guximin të largonte Neymarin dhe kjo duket si zgjidhja e vetme.

Kjo skuadër është shumë më e ekuilibruar në formacionin 5-3-2, me tre mesfushorë dhe Mbappe e Messi në krye. PSG do të luajë pak më poshtë dhe në kundërsulme. Ky ekip nuk mund ta ketë kontrollin me tre përpara sepse kur humbet topi, tre sulmuesit nuk mbrojnë dhe skuadra është e ekspozuar ndaj rrezikut të madh. Në 4-3-3 ose 3-4-3, PSG u jep shumë shanse kundërshtarëve”, tha Christophe Dugarry. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online