Nevil Dede sheh një të ardhme të ndritur sa i përket Kombëtares së Shqipërisë. Elementet që po i bashkohen kuqezinjëve, por njëkohësisht edhe produktin e nxjerrë nga kampionati vendas që po vjen me cilësi në rritje, ka optimizëm për vitet e ardhshme.
Në një intervistë për “Report TV”, Dede është shprehur se te Kombëtarja nuk do të shqetësohen më si më parë për zgjedhjet e futbollistëve. Me pranimin e Kosovës në organizmat e futbollit janë shtuar edhe më tepër zgjedhjet për lojtarët shqiptarë, të cilët mund të veshin fanellën e dardanëve. Megjithatë Dede e ka siguri se në të ardhmen nuk do të ketë me nga këto diskutime që kanë përbërë problematikë deri tani.
“Futbolli shqiptar do të ketë një të ardhme pozitive. Nuk kemi më pse shqetësohemi në rast se një futbollist i ri nuk zgjedh të luajë për Shqipërinë dhe shkon te Kosova, Maqedonia, Greqia apo Italia. Ka shumë lojtarë shqiptarë të talentuar që luajnë në disa klube në botë dhe janë cilësor. Liga e Kombeve? Ne jemi favoritët kryesor për të kaluar më tej”, u shpreh Dede. /Sport Ekspres/