E FUNDIT/ Autori i golit ndaj Kosovës rezulton pozitiv, tani rrezikohet përballja e dardanëve me Greqinë

Kosova është e pafat në arenën ndërkombëtare teksa është e prekur së tepërmi nga pandemia. Në kohën kur ekipet e Superligës do të dilnin në Europë, po shtyhej dhe anullohej gati çdo ndeshje, pasi lojtarët e skuadrave shqiptare po dilnin pozitiv me Koronavirus.

Ndërsa këtë herë rrezikohet përballja e përfaqësueses së Kosovës me Greqinë. Në rastin konkret jo për fajin e dardanëve, por “Telegrafi” raporton me fjalët e presidentit të FFK-së, Agim Ademi, se Ion Nicolaescu ka rezultuar pozitiv me Koronavirus në testin e bërë pas ndeshjes.

Në fillimin e takimit ka rezultuar negativ dhe frika është e madhe pasi flitet për autorin e golit në minutën e 20, ku patën edhe një festë të madhe pasi është tundur rrjeta e dardanëve. Tashmë pritet të merren urdhërat nga UEFA për të vendosur për takimet e ardhshme ku do të shihen edhe testet e kryera nga Kosova para Greqisë. Prioriteti është për ta zhvilluar takimi dhe për të izoluar futbollistët e infektuar, por për dardanët kjo do të ishte edhe më e vështira pasi aktualisht janë duke vuajtur me organikën e lojtarëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online