“Do të kërkojë përsëritjen e Ronaldo fenomenit”, media prestigjoze ngre figurën e Armando Brojës

Nga Klaudio Ndreca

“Ndoshta një ditë do të themi në aeroport se vijmë nga vendi i Armando Brojës”. Kështu është shprehur disa kohë më parë Alban Bushi, duke parë aftësitë dhe kualitetet ndryshe nga sulmuesit e tjerë që ka pasur te Shqipëria U-21. Mundësitë ekzistojnë të gjitha që Broja të jetë ylli i vetëm i munguar te Kombëtarja Shqiptare, e cila përgjatë gjithë kësaj kohe ka pasur si pikën më të fortë frymën e grupit. Aktualisht Broja është duke i’u gëzuar thirrjes për herë të parë me Shqipërinë A, ndërsa nuk mund të jetë i gatshëm kundër Bjellorusisë për shkakun e kartonëve.

Media prestigjoze “Goal” i ka kushtuar së fundmi një artikull të gjatë, duke e vlerësuar lartë figurën e sulmuesit shqiptar dhe duke treguar se Broja mund të rikthehet sërish në “Stamford Bridge”, për të luajtur me ekipin e parë të Chelseat.

Vetë huazimi i tij te Viteshe flet për një gjë të tillë, së bashku me golat e panumërt që ka realizuar me të rinjtë e Chelsea. Londinezët nuk e kanë sekret bashkëpunimin e tyre me ekipin holandez, teksa në çdo vit dërgojnë lojtarët e rinjë më premtues për të marrë minutat në elitën e Holandës dhe nëse lënë gjurmë atje, kthehen menjëherë me fanellë titullari te Chelsea.

Rasti i Armando Brojës mund të jetë një i tillë, ndërsa “Goal” shprehet se Broja do të tentojë të imitojë idhullin e tij, as më pak e as më shumë por vetë legjendën e Brazilit, Ronaldo fenomenin. “Broja do të shpresojë që të imitojë heroin e tij të futbollit, Ronaldo Nazario, pasi gjatë kohës që ka qenë në Eredivisie, sulmuesi legjendar i Brazilit realizoi 54 gola në 58 ndeshje te PSV para se të nisej në Barcelonë. Adoleshentit i’u treguan rregullisht video nga Youtube të ish-yllit të Real dhe Interit, nga babai i tij, Xhevahiri, duke pasur parasysh mënyrën e lojës dhe shtatin fizik. Broja i ka të gjitha mundësitë për të lënë gjurmë”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online