“Nuk do rri këtu i ulur si gjyshe”, Verstapen dhuroi spektakël dhe refuzoi këshillën e skuderisë: I vetmi shans që t’i kap!

Verstapen ka dhuruar spektakël në garën e Silverstone duke dalë në vendin e parë dhe duke mposhtur konkurrencën me Hamilton. Një pilot i ri dhe që ka të ardhme të madhe në “Formula 1”, duke shpalosur të gjitha aftësitë e tij.

Në garën e sotme atje ku u fitua, Verstapen ka refuzuar edhe këshillën e skuderisë që në një moment i ka kërkuar që të tërhiqet kur përpara kishte dy pilotët e Mercedez, Botas dhe Hamilton. Kjo pasi gomat po konsumoheshin dhe shumë shpejt do të vinte momentin për t’u futur në bokse.

Verstapen nuk e ka pranuar këshillën e skuderisë, duke rrezikuar pasi nuk mund të garonte si “gjyshe”, për të kërkuar kështu më shumë adrenalinë. “Djema, ky është i vetmi shans dhe unë jam shumë afër Mercedezit. Nuk do të rri këtu i ulur mbrapa si gjyshe”, ka thënë Verstapen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *