“Nuk do parkojmë autobusin ndaj asnjë kundërshtari”, Ilir Daja nuk i trembet Ludogoretsit: Kemi eksperiencë historike

Ballkani do të përbalelt mbrëmjen e nesërme kundër Ludogoretsit në turin e parë kualifikues të Champions League-s. Ilir Daja kërkon të përsërisë suksesin e vjetshëm, kur siguroi kualifikimin historik në gruoet e Conference League-s. Trajneri i kampionëve të Kosovës ka folur sot në konferencë për shtyp, ku ka bërë të qartë se ekipi i tij nuk do të parkojë autobusin përballë asnjë kundërshtari.

“Na pret një ndeshje e vështirë, por këto janë të bukura për t’u luajtur, sepse nuk ke nevojë t’i motivosh lojtarët. Do bëjmë të njëjtën lojë, kemi disa mënyra për t’u përballur me kundërshtarin. Por, në asnjërën prej tyre nuk kemi punuar për t’u mbrojtur. Ekipi është i orientuar drejt respektit të kundërshtarit dhe respektit të vetes tonë.

Ne kemi eksperiencë historike, kemi pothuajse të njëjtën ekip, përveç Ermal Krasniqit. Nuk do parkojmë autobusin ndaj asnjë kundërshtari. I kemi bërë të gjitha përgatitjet për të përfaqësuar futbollin e Kosovës sa më mirë”, ka deklaruar Ilir Daja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *