Nga Klaudio Ndreca
Në orën 15:30 do të fillojë edhe ndeshja e Bundesligës mes Leipzig dhe Paderborn. Nga minuta e parë në këtë përballje do të jetë mesfushori i Shqipërisë, Klaus Gjasula.
I rikthyer pas pezullimit për shkak të kartonëve, ndërsa nuk mundi të luante ndaj Dortmundit në ndeshjen e fundit të humbur nga ana e Paderbornit. Trajneri Baugmart ka zgjedhur t’i besojë sërish lojtarit kuqezi, megjithëse në disa raste është munduar për ta kritikuar rreth lojës së ashpër që bën, duke e lënë edhe në stol.
Megjithatë për aftësitë e Gjasulës në fushë nuk ka askush dyshim dhe është një vlerë e shtuar. Trajneri i Leipzig ka folur në veçanti për këtë futbollist dhe numrin rekord të kartonëve të verdhë që ka marrë në Bundesligë, duke thënë se nuk ndien frikë se do t’i bëjë lojtarët e tij për spital, megjithëse duhet të luhet shpejt me topin për t’i evituar ndërhyrjet që mund të vijnë nga Gjasula. /Sport Ekspres/