“Nuk do i lejoja lojtarët të iknin në Kombëtare”, Kolela: Janë dy shtete të vetme në botë që mendojnë njësoj, Shqipëria dhe Italia

Shqipëria ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen me Arabinë Saudite, ku nuk mungojnë lojtarët e Superiores. Ndërkohë trajneri i Partizanit, Kolela, ka folur para takimit me Teutën duke u shprehur se nuk do t’i linte lojtarët të shkonin në Kombëtare nëse mungonin me durrsakët.

“Kombëtarja? Në ndeshje do të jenë lojtarët që janë të grumbulluar në Kombëtare, ndryshe nuk do të shkonin në përfaqësuese.

Teuta? Deri në javën e kaluar, për Teutën flitej vetëm keq që rrezikonin rënien nga kategoria. Futbolli nuk është kështu. Teuta fitoi ndeshjen e kaluar dhe kjo tregoi që është skuadër shumë e rrezikshme.

Janë dy shtete të vetme në botë që mendohet që skuadra e vendit të parë duhet ta fitojë ndeshjen ndaj asaj të vendit të fundit, ata janë Italia dhe Shqipëria. Teuta vlen më shumë se vendi i fundit. Do të jetë një kundërshtar shumë i vështirë si të gjitha ekipet. Të gjitha ndeshjet do t’i përgatisim sikur është ndeshja ndaj Tiranës”, tha Kolela. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *