“Nuk do drejtoj më ekipet angleze”! Zbulohet arsyeja e çuditshme e largimit të Klop nga Liverpul, nuk i sheh normale ndeshjet në…13:30

“Nuk do të më shihni kurrë duke drejtuar një ekip anglez sërish”. Kështu u shpreh Klopp teksa dha deklaratën e largimit nga Liverpool. Shumë e panë këtë si një deklaratë besnikërie karshi Liverpool, por në fakt, trajneri kishte një tjetër shqetësim. Një ditë më vonë, mediat britanike përmendën dy arsye për këtë vendim, duke përfshirë edhe nënkuptimin e deklaratës së Klopp.

Mediat pretendojnë se Klopp është prekur nga disa incidente futbolli që kanë ndodhur ndër vite, duke iu referuar në radhë të parë vendimeve të VAR. Në veçanti, ata pretendojnë se vendimi i gabuar i VAR-it për të mos lejuar golin e Liverpool-it kundër Tottenhamit ishte pika e fundit që vendosi gjithçka.

Dhe nëse kjo arsye ka kuptim futbollistik, tjetra mund të thuhet se është më e çuditshme. Sipas këtyre burimeve, Klopp ishte i acaruar kur skuadra e tij duhej të luante në orën 13:30. Gjermani ka theksuar vazhdimisht se preferon kur skuadra e tij luan në orar normal, jo në mëngjes. Mediat britanike pohojnë se Klopp po largohet për këto dy arsye. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online