E ardhmja e Brojës është Chelsea, blutë e Londrës refuzojnë ofertën e klubit të Premier League-s

Armando Broja është një nga emrat më të lakuar në këtë merkato. Sulmuesi shqiptar është përfolur për një largim të mundshëm nga “Stamford Bridge”, duke qenë se paraqitjet e tij që pas kthimit nga lëndimi i gjatë nuk kanë qenë në lartësinë e Chelsea-t. Por duket se e ardhmja e tij do të jetë sërish në radhët e bluve të Londrës.

Pochettino dha sinjalet e para, teksa pak ditë më parë shpalosi hapur besimin e tij te Broja. Madje, guxoi sa ta krahasonte situatën e tij me atë të Harry Kane-t dikur. Ndërkohë, sot Simon Philips ka bërë me dije se Chelsea ka refuzuar ofertën e Fulham-it. Këta të fundit kanë paraqitur ofertë kontrete për transferimin e Armando Brojës, por përgjigja e klubit londinez tregon se e ardhmja e tij pritet të jetë ende në “Stamford Bridge”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online