“Nuk di ç’të them për një lojë ku goditëm 40 herë dhe ata 2 herë”, Mançini “I braktisur”: Kombëtarja bëhet e bukur vetëm për Europian dhe Botëror

Italia ka dominuar përballjen me Maqedoninë e Veriut, por në fund fati është treguar i padrejtë me të. Me vetëm dy goditje në portë, fqinjët lindorë arritën të eliminonin kampionët e Europës nga Kupa e Botës. Mançini ka folur për mediat pas përfundimit të sfidës, ku është shprehur se është e vështirë të komentosh mbi një ndeshje me një diferencë aq të theksuar statistikash.

“Isha i pafat? Kështu është, nuk di çfarë të them. Nuk mund të komentosh një lojë ku kemi gjuajtur 40 herë kundër 1-2 goditjeve. Më pas erdhi goli në të 90-ën:. ato ndeshje duhet të shkojnë kështu. Unë megjithatë, meqenëse jam trajner unë jam përgjegjësi i parë, jo djemtë. Kanë një të ardhme të madhe, janë lojtarë të fortë për të ardhmen e kombëtares, është një moment i vështirë, do të jetë kështu në ditët në vijim.

A është braktisur Kombëtarja? Por kështu është prej vitesh… Kur ka europianë dhe kampionate botërore bëhet një gjë e bukur, e rëndësishme, por nuk ka qenë që dje, ka kaluar pak kohë. Kjo nuk ka të bëjë fare, është mendimi im, por nuk ka të bëjë me humbjen”, ka deklaruar Roberto Mançini./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online