Lindon Selahi ka lënë pas një sezon aspak pozitiv. Mesfushori shqiptar është huazuar gjatë merkatos dimërore në radhët e Willem II, por nuk ka bindur përgjatë kohës së tij në këtë skuadër. Futbollisti 22-vjeçar i ka nisur shumicat e ndeshjeve nga stoli, duke mos arritur dot të lërë shenjë me klubin.
Kjo duket se ka ndikuar edhe te Twente, që pas rikthimit të Selahit ka vendosur të mos i rinovojë kontratën. Bashkëpunimi mes palëve përfundon në fund të këtij muaji dhe drejtuesit e ekipit holandez nuk kanë ndërmend të gjejnë gjuhën e përbashkët për të vazhduar më tej kontratën.
Lajmin e përcjell vetë klubi i Twente-s përmes një njoftimi në faqen e vetë zyrtare. Kështu Lindon Selahi përfundon në statusin e një lojtari të lirë këtë verë dhe këtë merkato do i duhet të presë ofertat që do të vijnë në adresë të tij për të vendosur më pas se ku do të vazhdojë karrierën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? ?????? ?????? ???????? ??? ?? ??????
? ????? ?? ???????? ???? ???????
? ?????? ???????!
? https://t.co/ArFRF9yNih #FCTwente pic.twitter.com/YQYEFe06m7
— FC Twente (@fctwente) June 2, 2021