“Nuk bëhet skuadra me shkop magjik”, Ansi Agolli: Pak kohë që të marrim rezultate me ekipe si Anglia

Ansi Agolli është shprehur optimist për të ardhmen e Kombëtares Shqiptare, por ajo që kërkohet është vetëm pak kohë. I ftuar në “Skaner” që transmetohet “MCN TV”, ish-futbollisti i Shqipërisë ka thënë se asgjë nuk bëhet me “shkop magjik”, ndërsa me kalimin e kohës do të dalin edhe liderët.

“E pashë ndeshjen e Kombëtares. Deri në momentin që pësuam golin e parë më pëlqeu skuadra. Ishte një mos markim i duhur, sepse Kane i mori atë qindtën e sekondës. Pas atij goli Anglia dominoi shumë fare. Pamë një Angli që kishim vite pa e parë. Shqipëria është një skuadër në ndërtim e sipër, me shumë cilësi, por duhet ti japim pak kohë.

Skuadra nuk bëhet me shkop magjik, por duhet kohë që ekipi jonë të marrë rezultate me skuadra si Anglia. Nuk duhet të jemi shumë pesimist. Këto lojtarë janë akoma të rinj dhe liderët do dalin me kalimin e kohës. Te skuadra ka disa lojtarë të cilët e marin skuadrën përsipër si Berisha, Hysaj dhe Cikalleshi”, u shpreh Agolli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online