“Do kemi probleme me Andorrën e San Marinon, stili i Rejës”! Arjan Peço kthen përgjigje, do e marrë drejtimin e Kombëtares?

Arjan Peço ishte i ftuar në “Procesi Sportiv” ku ka analizuar ndeshjen e Shqipërisë ndaj Anglisë që përfundoi në shifrat 0-2. Trajneri i njohur shqiptar ka punuar shumë vite në grupmoshat e Bazelit, ndërsa këtë herë i ka kthyer edhe përgjigje pyetjes: “A do të marrësh ti drejtimin e Kombëtares?”. Mes analizës së bërë, Peço theksoi se stili i lojës së Rejës është për të mos pësuar gol dhe nuk mendon aspak për sulmin.

“Kur merrnim topin nga anglezët ose e humbisnim sferën shumë shpejt ose jepnim top të gjatë. Kur e merrnim topin e kthenim mbrapa dhe ia jepnim Berishës. Ne nuk bëjmë dot 3-4 pasa. Më duket sikur jemi kthyer në 40 vite mbrapa që kemi për detyrë t’i prishim aksionin kundërshtarëve dhe nuk mendojmë fare për sulmin. Që Anglia është superiore, kjo nuk vihet në diskutim. Një ekip si Shqipëria nuk mund të rrijë vetëm në mbrojtje dhe të vrapoj pas topit. Me Anglinë mund të humbësh, nuk është problem fare.

Problemi ynë është që ne edhe kur luajmë me Andorrën e kemi të vështirë që të prodhojmë lojë. Unë nuk pashë asnjë lloj plani aty. Na doli goli me Lenjanin dhe nuk bëmë ndonjë dominim të madh. Komentet pas Andorrës ishin që bëjnë presion të madh. Me gjithë respektin, por kemi pritshmëri të tjera për Shqipërinë. Ne luajmë me idenë mbrojtëse për të mos pësuar gol. Nuk duam të diskutojmë vlerat e trajnerit, por ky është tipi i trajnerit. Nuk do të pësojë gol dhe pastaj të shohi se çfarë do të dali para. Do të kemi probleme me San Marinon dhe Andorrën, jam i bindur. Të marrë drejtimin e Kombëtares? Është Reja aty, nuk e diskutoj fare për momentin”, ka thënë Peco. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online