Nuhatja fantastike e Tares, tregon dy pengjet e karrierës si drejtor sportiv: Kisha firmosur me Kavanin, por…

Igli Tare ka dhënë një intervistë për “Cronache di Spogliatoio”, ku ka rrëfyer edhe pengjet e karrierës së tij të suksesshme te Lacio. Ish-drejtori sportiv i bardhekaltërve tregon se Kavani dhe Kimi janë dy lojtarët që ishte shumë pranë transferimit. Madje sa i përket uruguajanit, ishte hedhur firma në kontratë, por në fund u anullua gjithçka  nga ish-presidenti i Palermos. Një nuhatje fantastike, teksa të dy lojtarët më pas patën periudhën e tyre të shkëlqimit.

“Unë e kisha nënshkruar Kavanin nga Lazio. Në momentin e fundit Zamparini nuk donte ta ma jepte. Kim është një tjetër keqardhje. Kur ishte në Shangai, ne i bëmë një ofertë, para se të shkonte në Fenerbahce”, ka treguar Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *