Kumbulla pranë rikthimit kundër Juventusit, Roma ka gati kontratën për Bonuçin

Marash Kumbulla i është rikthyer stërvitjes me grupin dhe së shpejti do të jetë i gatshëm për të ndihmuar skuadrën në fushën e gjelbër. “Il Tempo” bën me dije se mbrojtësi shqiptar pritet të jetë në stol në ndeshjen e radhës në kampionat. Roma do të përballet me Juventusin dhe Kumbulla me shumë mundësi do të jetë në dispozicion të Murinjos.

Mungesat në mbrojtje janë kthyer në problem për verdhekuqtë. Kumbulla ka nevojë për kohë për të rifituar formën e vetë, Smollingu është ende i dëmtuar, Mançini po luan me dhimbje dhe Ndika largohet në 3 janar për Kupën e Afrikës. Në këto kushte, Roma ka menduar për afrimin e një mbrojtësi në ekip. Mediat italiane raportojnë se verdhekuqtë kanë gati kontratën për Leonardo Bonuçin. 36-vjeçari ka një përvojë të jashtëzakonshme në Itali dhe ka dhënë miratimin për rikthimin në Serinë A, këtë herë me fanellën e Romës. Ndërkaq, edhe Murinjo ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e Bonuçit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online