Nuhatja e Tares nuk gabon, menaxheri i lojtarit që tronditi Milanin në “San Siro“ zbulon prapaskenat e merkatos

Igli Tare ka treguar vit pas viti se ka një nuhatje të pagabueshme kur vjen puna te zbulimi i talenteve të reja. Shumë emra të panjohur që tashmë po përjetojnë një sukses të madh te Lacio janë nxjerrë në dritë pikërisht nga drejtori sportiv shqiptar. Ky i fundit ka spikatur nëj tjetër talent, por që në verë transferimi i tij nuk u konkretizua, duek bërë që lojtari të firmosë për Lilë.

Bëhet fjalë për turkun Yusuf Yazici-n, që tronditi Milanin në “San Siro” me 3 goalt e tij në Europa League, duke i shkaktuar edhe humbjen e parë që nga periudha e rikthimit nga karantina. Por mesfushori kishte rënë në syrin e Tares që përpara këtij momenti, duke e piketuar që nga koha kur ishte pjesë e Trabzonsporit në elitën e Turqisë.

Menaxheri i Yazici, Adem Cebeci, në një intervistë të dhënë për “Calciomercato.com” zbulon edhe prapaskenat e merkatos së verës. Cebeci thekson se Tare e pëlqen vërtetë shumë 23-vjeçarin, por qendrimi i Milinkoviç-Saviç te Lacio bëri që transferimi mos të mbyllej me një firmë në kontratë.

“Ne kurrë nuk patëm një kontakt të drejtpërdrejtë me Milanin përpara transferimit të Yusuf-it nga Trabzonspori te Lilë. Lacio pati një interes konkret për të. Ata ishin shumë të interesuar dhe kemi folur shumë rreth tij. Tare e pëlqente vërtetë shumë Yusuf-in, por Milinkovic qendroi te bardhekaltrit dhe marrëveshja u thye”, ka deklaruar menaxheri i Yusuf Yazici./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *