“Kur shqiptari brenda meje del jashtë”, Valon Berisha krenohet me origjinën e tij

Valon Berisha po kalon një formë mjaft të mirë me skuadrën e tij, Reims. Lojtari shqiptar është një ndër më të mirët në ekip dhe këtë e ka dëshmuar me paraqitjet e tij javë pas jave. Elita e futbollit francez ka rezultuar kampionati i duhur për të, teksa po gjen hapësira të mëdha aktivizimi, të cilat po i justifikon me lojërat e zhvilluara, ku shpesh është vlerësuar edhe si më i miri i ndeshjes.

Ndërkohë, ditën e sotme Valon Berisha ka nxjerrë në pah origjinën e tij shqiptare, me të cilën krenohet në rrjetin e tij social në “Instagram“. Mesfushori dardan ka shpërndarë nëj foto të tijën ku është në duel me një futbollist kundërshtar dhe fytyra e tij tregon qartë nervin dhe grintën për të fituar dyluftimin. Këtë foto Berisha e shoqëron me fjalët: “Kur shqiptari brenda meje del jashtë“, si dhe shton më pas edhe dy flamujt, atë kuqezi të Shqipërisë dhe atë të Kosovës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online