Notat te Shqipëria/ Çepele? Dikur e shihnim te Gjermania dhe Franca, Uzuni është “paketë” dhe Ismajli i hesht

Nga Klaudio Ndreca

Kombëtarja e Shqipërisë arriti që të fitojë shifrat 2-1 ndaj Kosovës në përballjen vëllazërore e cila u zhvillua në “Elbasan Arena”. Ky takim ka shërbyer për trajnerin Reja që të shoh gjendjen e skuadrës përpara dy ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve, ndërsa në llogarinë totale mund të themi se u fitua Cepele dhe Doka. Nga ana tjetër Uzuni u lehtësua dhe shënoi golin e parë me Kombëtaren, për t’u konsoliduar, pa harruar edhe rritjen e mesfushorit Qazim Laçi. Më poshtë keni edhe vlerësimet e përgatitura nga “Sport Ekspres”:

Berisha (5): “Nuk ka shumë punë në pjesën e parë. Kundërshtari mbyllet mirë dhe nuk kërkohet thirrja në detyrë e Berishës për të ndalur pësimin e golit. Por eksperienca e tij e madhe i transmeton qetësi dhe besim ekipit. Një përgëzim ndaj Cepeles mbi një mbyllje të Muriqit, e bën talentin 17-vjeç “të fluturojë”.”

Ramen Cepele (7): “Deri tani vetëm kishim lexuar dhe parë sesi Franca, Gjermania, Spanja dhe Brazili zgjedhin që të aktivizojnë talente 17-vjeçar. Gjithmonë duke ndjekur me admirim këto shkolla futbolli, por këtë herë jep Shqipëria një leksion duke i besuar Cepeles. Surpriza më e bukur ndaj Kosovës. I pakalueshëm në duele, mbyll edhe aksionet e “të frikshmit” Vedat Muriqi. Kur mbrojtja kalon në kaos në disa raste është i pari që i del për zot situatës dhe eviton rrezikun. Ka vetëm një gabim, që nuk ka gabuar asgjë. Ishte mbrëmja e perfeksionit dhe në penalltinë e fituar të Muriqit, ishte e gjitha një “mashtrim” i bukur i sulmuesit me eksperiencë. Cepele ruan zonën që të bllokojë gjuajtjen e menjëhershme të Muriqit dhe bie pasi nuk mund të mbante dot ekuilibrin. Muriqi e ndjek nga pas për t’u rrëzuar dhe për të shënuar në të vetmen mënyrë pasi nuk ishte ndeshja e tij. Cepele kërkon që 11-metërshi të anulohej duke mos folur aspak me arbitrin, por duke besuar te sinqeriteti i sulmuesit të Kosovës. Ky i fundit nuk e mposht dot dëshirën e brendshme, djaloshi i pafajshëm po kërkonte të hiqte njollën e vetme që mori me pa të drejtë”.

Ardian Ismajli (7): “Ky modeli i bukur! Ardian Ismajli është një prej atyre lojtarëve që është ngritur vetëm nga forcat e tij, pa pasur asnjëherë mbështetjen mediatike apo një dorë për ta dërguar në pikën aktuale. Ka perfeksionin edhe ndaj Kosovës, megjithëse vinte te Shqipëria pas një mungese të gjatë. Arrin që të mposht me trup edhe Vedat Muriqin, në pikën më të fortë të këtij të fundit. Nuk gabon asgjë të vetme në mbrojtje dhe është një lojtar i kalibrit të lartë. Fatkeqësisht nuk i jepet më tepër jehonë për punën e madhe që bënë, por rezultatet mjaftojnë për të fituar dashurinë e tifozëve dhe trajnerit që janë gjithçka për Ardianin. I hesht të gjithë dhe shumë ka kundër”.

Albi Doka (6.5): “Provë e kaluar për Albi Dokën. Madje në krahun e djathtë bënë më mirë se edhe Elseid Hysaj. Jo vetëm mbron, por nxjerr përpara Shqipërinë me aksionet sulmuese. Ka besim në vetvete dhe në kontrollin e topit duke zgjedhur që të driblojë me sukses në disa raste, pa e tepruar. Bllokon turbon e Berishës që nuk u ndez kurrë ndaj Shqipërisë. Një shans i dhënë dhe menjëherë “e zhvat” mundësinë e Rejës. Provimi ndaj Kosovës i jepet me notë të lartë, gati për tjetrën”.

Hoxhallari (5): “Të paktën lërë kundërshtarin që të krijojë vetë, mos ia dhuro ti. Redi Jupi do të bënte përshkrimin më të mirë të një gafe që Hoxhallari bënë në mesin e pjesës së parë. Në momentin kur Kosova nuk po i afrohet asnjëherë të vetme Berishës, dhuron një top për kundërshtarin në mënyrë kaotike që shpërdorohet nga ana e Celinës i cili nuk kishte goditur kurrë deri në ato momente duke dështuar në tentativën nga distanca. Ndryshe nga Doka nuk përfiton nga mundësia e ofruar nga Reja. Kërkon të mbyll detyrat e tij, por kjo ishte ndeshja për të dalë përtej tyre”.

Ramadani (6): “Mesfusha e Shqipërisë ka treguar dy anë të fytyrës. Në pjesën e parë ishte thuajse e pamundur që nga qendra të krijohej një aksion që të kalonte nga këmbët e mesfushorëve. Uzuni dhe sulmuesit duhej që të vinin për të marrë topin e të merrnin iniciativën për të shkuar në portën e Kosovës. Ramadani e ngre nivelin e lojës në pjesën e dytë duke u kthyer në të pagabueshëm. Thyen aksionet e kundërshtarit dhe ndërton saktësisht, për t’i dhënë qetësinë e duhur Kombëtares”.

Laçi (6.5): “Më në fund! Qazim Laçi po kthehet në nivelin më të mirë dhe tani po kuptohet besimi që i ka dhënë Reja. Një lojtar që shihej për një prespektivë të madhe që në kohën kur luante te Shpresat, ka bërë ndeshjen e parë të nivelit të lartë me Shqipërinë. Pikërisht në përballjen me Kosovën duke vrapuar pafundësisht dhe duke qenë një “armë  shtesë” në ndërtimin e aksioneve dhe forcën përpara të kuqezinjëve. Pasimi te Selahi dhe mënyra sesi e nxjerr topin për të mbërritur te goli i dytë ishte një klas më vete”.

Lindon Selahi (5.5)- “Nga mesfushori që ka marrë vlerësimet më të larta në “Eredivisie” gjatë sezonit të shkuar pritet shumë më tepër sesa u dha në fushë. Selahi është një prej lojtarëve që ka pasur më pak hapësirë nga Reja dhe sot kishte ndeshjen për të treguar vlerat e tij. Nuk kërkon shumë aventura dhe nuk shpik mrekulli nga këmbët e tij. Por ndonjëherë kërkohet edhe egoizimi, ky ishte rasti. Selahi duhej t’i tregonte Rejës që të besojë më shumë në të ardhmen. Ka një vlerësim të madh që shërben Uzunin për golin e fitores dhe nuk tundohet për të goditur vetë”.

Myrto Uzuni (7): “Së bashku me Cepelen dhe Ismajlin, lojtarët më të mirë të ndeshjes. “Mushkëri të tretë”, dëshirë, uri dhe fantazi që i shërbejnë Kombëtares dhe i vijnë si paketë nga Myrto Uzuni. Vrapon kudo në fushë dhe e sheh në të gjitha krahët e “Elbasan Arenas”, kudo shkon topi. Uri të madhe për të gjetur rrjetën dhe treguar vlerat me Kombëtaren që i shpjegon ulërima pas realizimit të parë. Fantazia është e gjitha një aftësi që shihet qartësisht te mënyra sesi lë në vend Rrahmanin, shënon golin e dytë dhe ndërton aksionet e rrezikshme të Shqipërisë. Mund t’i afrohej një goli të dytë nëse nuk do të nxitonte në dy raste të tjera që u krijuan, por bënë gjithçka mundet”.

Taulant Seferi (5): “Një sulmues që të krijon idenë e një mesfushori. Seferi nuk ka shumë nuhatje me portën, të paktën me paraqitjen e treguar te Shqipëria A pasi te Shpresat ka treguar tërësisht një kualitet tjetër. Nuk provon goditje nga distanca dhe nuk ndodhet në vendin e duhur kur vijnë krosimet nga krahët. Por mënyra sesi futet në driblime dhe duelet ndaj kundërshtarëve që me një lëvizje i nxjerrë jashtë loje, krijojnë idenë e një lojtari që i duhet Kombëtares. Megjithatë nuk mund të bëj keq, mangësia më e madhe”.

Bekim Balaj (5.5): ”Realizon golin e parë ndaj Kosovës, por nuk të mbush me shpresë për t’i besuar sulmin. Thuajse e pamundur që Bekimi të vrapoj në mënyrë konstatonte për t’i bërë presion mbrojtësit kundërshtar që të dorëzoj topin, thuajse e pamundur që të driblojë të paktën një futbollist të vetëm dhe ka ngathtësi në kontrollin e topit. Thuhet se pikat e tij më e fortë është se nuk të fal nëse i vjen rasti në zonën kundërshtare, por në gjithë këto vite me Kombëtaren realizoi golin e 8 në karrierë ndaj Kosovës, duke barazuar “rekordin” e mbrojtësit legjendar Aliaj. Pra, Balaj fal mjaftueshëm para portës kundërshtare. Këtë herë tund rrjetën kundërshtare por duke parë rivalitetin e madh në sulm duhet të ndryshojë sjellje në fushën e lojës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online