Historia skandaloze/ Ndodh te Turqi-Kroaci, largohet Vida nga fusha pas 45 minutash se ka COVID

Një histori tërësisht skandaloze ka ndodhur në ndeshjen mes Turqisë dhe Kroacisë. Mbrojtësi i kroatëve, Vida, është larguar pas 45 minutave nga fusha dhe u zëvendësua pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ky është padyshim rasti më i rrallë ku futbollisti i infektuar nga pandemia luan në fushën e blertë dhe del nga fusha pikërisht për këtë arsye. Kroacia kishte bërë testin e Koronavirusit disa ditë më parë dhe përgjigjet kishin rezultuar negative.

Një tjetër testim u krye në mëngjesin e djeshëm, por përgjigjet erdhën me vonesë. Kur ato mbërritën ishte mbyllur pjesa e parë mes Turqisë dhe Kroacisë. Atje u kuptua se Vida rezultonte pozitiv me Koronavirus dhe për këtë arsye u zëvendësua. Ndeshja nuk do të shtyhej apo pezullohej duke vazhduar dhe përfunduar në shifrat 3-3. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online