AC Milan nuk arriti të përmbyste rezultatin kundër Juventusit duke mos bërë as përpjekjet minimale për të shënuar. Rezultati i përgjitshëm është 1-1, por “Zonja e vjetër” kualifikohet me rregullin e golit në fushën kundërshtare. Si rrjedhojë, edhe ky sezon për Milanin është për t’u harruar.
Mediat pranë Milanit kanë publikuar notat e kuqezinjëve ku bie në sy vlerësimi tepër negativ për kroatin Ante Rebiç që ndryshoi fatin e takimit, pasi u largua nga fusha e lojës në minutën e 17-të, pas një ndërhyrje “horror”. Mesfushori ka marrë notën 0 dhe është cilësuar si dështimi i ndeshjes.
Nga ana tjetër, lojtarët më të mirë të ndeshjes ishin i përhershmi Donnaruma, i cili me pritjet e tij shpëtoi skuadrën nga humbja dhe Calhanoglu që zhvilloi nëj ndeshje të përkryer, por që nuk u ndihmua nga shokët e skuadrës.
Më poshtë janë dhe notat e gjithë lojtarëve që morën pjesë në takimi ne zhvilluar në orën 21:00, në “Allianz Stadium”.
G. Donnarumma (8)
Conti (4)
Kjaer (6.5)
Romagnoli (7.5)
Calabria (5.5)
Paqueta (6.5)
Kessie (7)
:Bennacer (6)
Bonaventura (5)
Calhanoglu (8)
Leao (6)