Notat e Shqipërisë/ Gjimshiti është ylli i vetëm në qiellin tonë dhe zhgënjimi nga Broja, Elsi…ti je?

Shqipëria do të humbiste në shifrat 0-2 kundër Anglisë, teksa në “Air Albania” kuqezinjtë nuk rezistuan dot më gjatë kundër rivalit të kalibrit botëror. “Sport Ekspres” ju sjell më poshtë vlerësimet për lojtarët e Kombëtares kuqezi:

Etrit Berisha (5): “Të ofron disi siguri në portë, por jo të plotë. Lojën me këmbë vazhdon që ta ketë pikë të dobët dhe nuk shihen shenja përmirësimi. Në një ndeshje si ajo ndaj Anglisë kur prekjet e topit nga ne ishin me pikatore, falja e sferës për kundërshtarin rezultonte “fatale” për të mos marrë frymë në asnjë moment. Gjithashtu nuk ka guximin për të dalë në krosimet e Anglisë kur shihej qartazi se rivalët e dërgonin mbrojtjen tonë në panik. Berisha, mbyll detyrat e shtëpisë për të mos ngelur në klasë”.

Veseli (4.5): “Nëse bëhet një sondazh te tifozët, Veseli mund të rrezikojë seriozisht që të grumbullohet më me Kombëtaren. Por limitet e këtij mbrojtësi duhet të kuptohen. 28-vjeç dhe luan me Salernitanën në Itali, ndërsa përpara tij shfaqet Harry Kane. Nuk mund të pritej më tepër. E nis sfidën me nivel të lartë duke na bërë që të besojmë se mund t’i afrohet Kumbullës dhe të shndërrohet në hero. Nuk kalojnë shumë minuta për ta nisur nga historitë e shkuara të kritikave. Shqipëria që e pëson kundër një ekipi të kalibrit të lartë, kur ndeshja është e baraspeshuar dhe për fajin e Veselit. Nuk është hera e parë që ndodh”.

Berat Gjimshiti (7): “Për këdo që ka parë vetëm rastet e golave, mendon: “Nëse Gjimshiti është ylli i ndeshjes, imagjino të tjerët”. Goli i dytë i falur për miqtë, por sa gola të shpëtuar nga Berati? Pafundësisht shumë! Në gjithë këto kohë kemi folur duke imagjinuar për yjet e mundshme që mund të përshkruajnë qiellin shqiptar, por kemi harruar të shohim të vetmin yll që vëzhgohet lehtësisht me sy të lirë: “Berat Gjimshiti”. Nga Sterling te Kane, i kundërpërgjigjet të gjithëve me nivelin më të lartë. I fiton thuajse të gjitha duelet e rëndësishme dhe është mur i pakalueshëm. Jo më kot ka futur në “xhep” lojtarë të kalibrit Ronaldo dhe Lukaku. Nëse Shqipëria do të kishte të paktën katër lojtarë të nivelit Gjimshiti, do të flitej ndryshe kundër Anglisë”.

Ardian Ismajli (6.5): “Tjetër paraqitje mbreslënëse e Ismajlit. Gjimshiti ishte në zemrën e mbrojtjes dhe kishte punë me këdo që kërkonte të futej në brëndësi të zonës së Shqipërisë. Por në momentet që Gjimshiti nuk ndodhej aty, Ismajli ishte gjithmonë i saktë për të evituar rrezikun. Të paktën dy mundësi të arta për shënim janë hequr nga mbrojtësi i Spezias. Thuajse asnjë gabim i bërë, kur përballej për “herë të parë” në karrierë me lojtarë të klasit botëror. Nëse mund ta themi kështu pasi është në sezonin e debutimit në Serinë A. Nuk i frikësohet emrave si Foden, Sterling dhe Kane, duke mbajtur lartësinë e Gjimshitit. Punë fantastike”.

Elseid Hysaj (7): “Së bashku me Berat Gjimshitin ishte më i miri i ndeshjes për Shqipërinë. “Elsi, ti je?”. Nëse mendoni se kjo performancë e Hysajt ka shuar të gjithë kritikat tona, e keni gabim. Mbrojtësi shkodran dallonte qartësisht mbi futbollistët e tjerë shqiptarë në fushën e lojës me sigurinë që kishte në mbajtjen e topit, në tentantivën për të dalë me pasime nga gjysmëfusha dhe me mbylljen e kundërshtarëve. Por përse Hysaj nuk e ka bërë këtë gjë në gjithë këto ndeshje të Kombëtares, kur potenciali është i gjithi aty? A duhet me patjetër Anglia që të shohim këtë motivim nga Elsi për të dhënë më të mirën? Një tërheqje veshi edhe për ditën më të mirë, por nëse flasim për 90 minutëshin ndaj Anglisë, ishte i nivelit më të lartë. Krosimet e rrezikshme dhe i golit të parë vjen prej krahut të tij, por nuk mund të shfaqet kudo”.

Keidi Bare (6): “Keidi vazhdon që të rritet. Një tjetër paraqitje e nivelit të kënaqshëm nga Bare që vrapon shumë dhe e ndihmon së tepërmi Kombëtaren. Nuk ka asnjë frikë të vetme kur sheh përpara tij yjet e futbollit botëror që më parë i ka ndjekur vetëm në televizor. Përballë tyre në mënyrë dinjitoze, por nuk mund të dali përtej limiteve. Puna dhe e ardhmja që ka përpara do ta ngrejë edhe më shumë nivelin e tij”.

Qazim Laçi (5.5): “I vlerësuar nga Southgate së bashku me Baren për mënyrën sesi janë paraqitur ndaj Anglisë. Ka gjithmonë dëshirën dhe grintën e duhur për të merituar fanellën e Kombëtares. Por gabon në disa momente të caktuara dhe i fal mundësi një kundërshtari si Anglia, që nuk bënë asnjëherë dhurata”.

Memolla (4.5): “Në mënyrë të dyshimtë hyri dhe ashtu doli. Fanella e Shqipërisë bie rëndë në shpatullat e tij. Nëse pretendojmë për kualifikimin e Botërorit, atëherë fanella e titullarit nuk duhet të jepet kaq thjeshtë. Memolla nuk ka asnjë karakteristikë të vetme për të përballuar sadopak nivelin që të ofron ndeshja kundër Anglisë. Pasimet janë të gabuara dhe gjithë paraqitja për t’u harruar”.

Cikalleshi (4): “Ndeshja më e dobët në Kombëtare. Sokol Cikalleshi nuk ishte askund dhe duhet të kërkojmë formacionin titullar për ta konfirmuar nëse ka luajtur nga minuta e parë. Me të drejtë opinionistët sportiv mund të thonë se ndryshimi i rolit nga Reja ka ndikuar në performancën negative. Por ajo që duhet veçuar ishte përgjigja e Rejës: “Nuk ishte gati nga ana psikologjike për t’u përballur me Maguire dhe Stones”. Imagjinoni për një moment, sulmuesin tonë që arritjen më të madhe e ka tek Konyaspori dhe i duhet të driblojë dy mbrojtësa aq shumë të përmendur në “Premier League”. Me topin në zotërim dukej “si i pirë” dhe pa kokë ndaj Anglisë, duke “mos i besuar syve” që fuqia fizike nuk po i jepte ndihmën si gjithmonë. Kjo shkon më shumë se mesfushori apo sulmues i majtë. Këtë herë janë kundërshtarë të faturës së lartë”.

Armando Broja (4): “Zhgënjim! Nuk bënë asgjë për t’u mbajtur mend. Kishim pritshmëritë më të larta te sulmuesi më në formë dhe që ka marrëdhënie të mirë me gjetjen e rrjetës. Por këtë herë nuk arrin as që të stopojë topin dhe jo më për të kërkuar driblimet. Zero top i fituar në ajër dhe ende “adoleshent” për duelet fizike. Kjo ndeshje mund t’i ketë ndryshuar vendimin në karrierë Brojës për të kuptuar se është ende herët që të kërkoj shansin te Chelsea, por duhet të vazhdojë edhe për një sezon te Viteshe”.

Myrto Uzuni (5.5): “Ka grintën dhe dëshirën e duhur. Përshkruan gjithë fushën dhe është gjithmonë aty për të ndihmuar shokët e skuadrës. Mëkat i madh për rastin e humbur. Kur luhet ndaj një kundërshtari si Anglia vendosin pikërisht këto pak shanse që të krijohen. Dëshpëron të gjithë tifozët shqiptarë, megjithëse donte të festonte bashkë me ta”. /Sport Ekspres/

 

One thought on “Notat e Shqipërisë/ Gjimshiti është ylli i vetëm në qiellin tonë dhe zhgënjimi nga Broja, Elsi…ti je?

  1. Me nja dy perjashtime notat e tjera jane shume te larta dhe nuk pasqyrojne rendimentin e dhene ne fushe.

    Uzuni vrapon si “headless chicken” po eshte i afte ndoshta per ligen Hungareze
    Memolla nuk duhet te ishte futur ne kete ndeshje, as Memushaj.
    Gjasula duhej ta niste nga fillimi
    Broja falet per performancen – eshte ende i ri dhe nuk eshte se shoket e nxorren shume ne pozicion te mire para portes.
    Kamberin nuk po e shohim ende ne fushe – kjo do ishte ndeshja e duhur per te (ne vend te Cikalleshit)
    Besoj se e pame te gjithe forcen e Anglise, sa here qe hynin ne dyluftime shumica e taneve bertitnin o le le bytha…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online