Notat e ndeshjes/ Ikardi dhe Rafinja dorëzohen të fundit, Higuain ndez dritat

Inter

Handanoviç 6 – E madhe pritja e tij te goditja e dënimit nga Dibala. Pëson tre gola pa ndonjë përgjegjësi.

Kanselo 6 – Jo gjithmonë perfekt në fazën mbuluese, sidomos në daljet e Aleks Sandros, por perfekt krosimi i tij që gjen kokën e Ikardit

Skriniar 6 – Kampionat si protagonist për ish-dorianin, edhe pse autogoli e dënon disi

Miranda 5,5 – E prish gjithçka në fund. Gabime pozicionimi, sidomos te goli i Higuainit, pasi nuk i merr kohën argjentinasit

D’Ambrozio 5,5 – Mes atyre më në vështirësi, sidomos në pjesën e parë

Vesino 5 – Një i kuq i shpejtë dhe ndoshta pak i ekzagjeruar. Lë të tijët me dhjetë

Brozoviç 6,5 – Protagonist dhe fari i mesfushës. Merr në dorë gjithçka

Kandreva 5,5 – Sigurisht më mirë në pjesën e dytë, por mbetet gabimi në mbulim te goli i parë i Dagllas Kostës

Rafinja 6,5 – Zëvendësimi i tij shuan dritën te Interi. Cilësi dhe sasi

Perisiç 6,5 – Një nga të parët që udhëheq zikaltërit te përmbysja, shpeshherë duke u tallur me Kuadradon në krah

Ikardi 6,5 – Pjesa e parë në hije dhe pak topa të luajtur, por goli me kokë është fantastik

Santon 5,5 – Përgjegjësia totale e tij, që i sapofutur humbet Kuadradon te autogoli i Skriniarit

Juventus

Bufon 6 – Për t’u mbajtur mend pritja e tij te goditja e Kandrevës në pjesën e parë. Nuk ka përgjegjesi të dy golat e pësuar

Kuadrado 6,5 – Ka vendosur në vështirësi disa herë Perisiçin si mbrojtës i djathtë dhe i jep asistin Dagllas Kostës. Me fat te devijimi i Skriniarit në portën e tij

Barzalji 5 –  Këtë herë është unaza më e dobët e prapavijës. Shkakton faull të rëndë ndaj Ikardit dhe shpëton. Mbrëmja vijon si mos më keq, me autogolin e shkaktuar, që mund të kushtonte rëndë

Rugani 6 – Provon që të bëjë detyrën e tij dhe nuk ka shumë përgjegjësi te rezultati

Aleks Sandro 6 – Ndeshje mbi mesataren për brazilianin. Një duel fantatik me Kanselon, gjatë gjithë ndeshjes.

Kedira 5,5 – Jo një paraqitje e mirë, shpesh me gabime dhe pasiguri.

Dibala 6,5 – Asisti i tij për golin e Higuainit është i jashtëzakonshëm. Hyri në fushë me mentalitetin e duhur

Pjaniç 5 – Nuk ndez kurrë dritën dhe rrezikon ta fikë, pasi falet nga arbitri Orsato

Matuidi 6 – Super pjesë të parë, më pas lodhet dhe bie në rendiment. Mban mirë Brozoviç, sa ka mundësi

Dagllas Kosta  7 – Më i freskëti dhe në formë. Duket i pakapshëm. Goli i tij në pjesën e parë është i rëndësishëm.

Higuain  6,5 – Duket në një tjetër mbrëmje “jo”, pasi gaboi një gol të bërë përballë Handanoviçit. Në fund, zgjidh një nga ndeshjet më të vështira dhe afron titullin

Manxhukiç 5 – Pas goditjes së marrë nga Vesino, humbet nga fusha dhe gabon gjithçka, madje edhe faulin ndaj Rafinjës, që sjell golin e Ikaridt

Bernardeski 6 – Kontribon shumë në sulmet finale të Juventusit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online