Nota/ Të gjitha mediat në Itali janë njëzëri, Etrit Berisha ishte ylli i Torinos në befasinë që i bëri Interit dhe “burgos” serbin në stol

Etrit Berisha është rikthyer në kryeqendër të vëmendjes mediatike në Itali. Portieri shqiptar e nisi si titullar edhe kundër Interit, duke e shpëtuar Torinon nga humbja dhe duke marrë një pikë në barazimin 1-1. Nota e gardianit shqiptar është më e larta nga të gjithë lojtarët e tjerë.

Për Tuttomercatoëeb, portieri meriton notën 7, ndërsa për “Sky Sport” merr notën 7.5. Gjithashtu edhe prestigjiozja “Goal” e ka vlerësuar Berishën me notën 7, në të gjitha rastet është më e larta mes lojtarëve të Torinos, duke e lënë Milinkovis Savic në stol. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *