Shqipëria U19, e drejtuar nga Erjon Bogdani, është mundur edhe nga Norvegjia, që i është gëzuar në fund kualifikimit në Elite Rounde. Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar në pjesën e parë nga Botheim.
Kuqezinjtë ishin mposhtur nga Ukraina dhe Sllovakia më parë, ndërkohë që sot me Norvegjinë kuqezinjtë u munduan të marrin një pikë. Një gabim i bërë në mbrojtje në minutën 30-të u shfrytëzua nga nordikët, që realizuan përmes Botheim. Pjesa e parë e takimit është mbyllur me rezultatin minimal 0-1 në favor të Norvegjisë.
Në të dytën kuqezinjtë u munduan të bëjnë diçka dhe të barazojnë, por nuk ia dolën dot. Norvegjia iu gëzua fitores, pasi u ngjit në vendin e dytë me tre pikët e marra. Sllovakia, që i kish fituar dy ndeshjet e para, u mposht me rezultatin 4-1 nga Ukraina dhe u eliminua.
KUALIFIKUESET E EUROPIANIT – GRUPI 8
E martë, më 16 tetor, ora 14:00
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Shqipëri-Norvegji 0-1
Shënues: Botheim 30’
Shqipëria: Alia, Ismailgeci, Pjetri, Isufi, Doda, Rama, Çelhaka (Kocci 74’), Lakti (Frroku 82’), Karica, Gkertsos (Halili 57’), Nezha
Norvegjia: Klaesson, Evjen, Sandberg, Fredriksen, Ugland, Botheim (Larsen 78’), Stenevik, Kristensen (Naustdal 94’), Daland, Solbaken, Tagseth
Gjyqtarë: Horatiu Fesnic (Rumani), Alexandru Cerei (Rumani), Fredrik Klyver (Suedi), Mohammed Al-Hakim (Suedi)
Kartonë të verdhë: Doda 11’ / Kristensen 63’, Solbaken 65’, Ublang 75’