“Normalisht që janë të mërzitur, pësuan gol në të 96-n”, Kamarata i bindur: Ishte penallti neto

Partizani ka bërë një hap fals ndaj Apolonisë, që mbate vendin e fundit në tabelën e renditjes. Të kuqtë kanë barazuar me shifrat 1-1, duke humbur kështu mundësinë për të dalë me 3 pikë nga ky takim. Fierakët vendosën baraspeshën në sekondat e fundit, atëherë kur një penallti vendosi fatin e ndeshjes. Në përfundim të lojës, protagonistët e këtij dueli kanë dhënë deklaratat e tyre për “SuperSport”.

Kamarata (Apolonia): “Nga pamja që shikoj, ai e ka dorën e ngritur. Topi shkoi pikërisht aty dhe më duket një penallti neto. Ata janë të mërzitur normalisht sepse pësuan gol në minutën e 96. Por sipas meje kjo është penallti. Kam vetëm një javë që jam këtu. Skuadra është stërvitur mirë. kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë. Në pjesën e dytë u tërhoqëm pak, sepse Partizani është një ekip shumë i mirë. Por nuk u dorëzuam deri në fund. Mungojnë akoma 23 ndeshje, janë 69 pikë në lojë. Duhet ta besojmë. Skuadra është e gjallë dhe do të arrijë objektivin. ”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *