“Nominoj të gjithë tifozët e Tiranës”/ Celhaka thumbon fanatiksat me super golin e para disa vitesh ndaj bardhebluve

“Të nominoj”, është sfida më e fundit mes lojtarëve jo vetëm atyre të huaj por edhe atyre shqiptarë. Ditët e karantinimit ka bërë që futbollistët të hapin arkivat e tyre për të rikujtuar momentet më të bukura të kaluara në fushën e blertë. Kështu kapiteni i Skëndërbeut, Bruno Dita, ka sfiduar disa nga shokët e tij me një gol të shënuar ndaj Tiranës këtë sezon. Mes tyre ka qenë edhe Alked Celhaka, mesfushori i Besës që dukur ka qenë pjesë e bardhebluve.

25 vjeçari e ka ndezur edhe më tepër situatën duke i dedikuar tifozëve të Tiranës një gol të shënuar në vitin 2014 ndaj tyre. “Nominojë gjithë tifozët e Tiranës”, ka qenë përshkrimi i Celhakës që ka shpërndarë në rrjetet e tija sociale. Mesfushori në sezonin 2017/2018 ka qenë pjesë e Tiranës ndërsa pas përfundimit të sezonit është kthyer serish te Besa. Ekipi i Kavajës nga kategoria e parë B duket larg ngjitjesnë Superiore pasi kreu mbahet nga Pogradeci me 39 pikë, 12 më shumë se Besa./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online