“Njollosën edhe emrin e Francës”! Nuk kishte dyshime, tani pranohet se finalja e organizuar në Paris ishte dështim i vërtetë

Organizimi i finales së Uefa Champions League në Paris ishte një dështim i vërtetë. Këtë gjë e pranon edhe shefi i policisë së Parisit, Didier Lallement i cili kërkoi ndjesë publike për përdorimin e gazit lotësjellës dhe shtyrjen e ndeshjes.

Gjatë mbledhjes së Senatit Francez të enjten, shefi i policisë pranoi publikisht gabimin që bëri kur miratoi përdorimin e gazit lotësjellës ndaj tifozëve duke pretenduar se ishte mënyra e vetme për të marrë në dorë situatën.

“Natyrisht ishte një dështim i madh. Dështim sepse njerëzit u dëbuan dhe u sulmuan, por edhe pse ne njollosëm emrin e Francës”- u shpreh Lallement.

Sidoqoftë, ai nuk arriti të sigurojë asnje provë mbi pretendimin se 40 mijë tifozë të Liverpool erdhën pa biletë ose me bileta false. Ky pretendim ishte arsyeja kryesore e shtyrjes me 30 minuta e finales së Uefa Champion League. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online