Taulant Xhaka do të ketë një ndeshje disi të veçantë në mbrëmjen e sotme. Mesfushori i Bazelit pritet që të jetë nga minuta e parë në përballjen ndaj Partizanit. Kjo ndeshje do të zhvillohet për turin e dytë të “Conference League”. Por sa e njeh Xhaka ekipin shqiptar që e ka si kundërshtar këtë herë? Në një intervistë të dhënë për mediat zvicerane, futbollisti u shpreh se nuk ka shumë informacione.
“Është ndeshje e veçantë për mua. Po pres që të shoh tifozët shiptarë në ndeshjen e kthimit. Nuk e ndjek shumë kampionatin shqiptar. Unë njoh Alban Hoxhën pasi kam qenë me të në Kombëtare. Ky kompeticion është i krahasueshëm me Europa League. Ne kemi shumë lojtarë të rinjë që gjenden bashkë me ata që kanë eksperiencë më të madhe. Trajnerin e Bazelit e njoh që nga kohët më të hershme te Bazeli dhe e di se çfarë kërkon nga mua”, u shpreh Taulant Xhaka. /Sport Ekspres/