Njofton rikthimin në ring pas padrejtësisë, Marku: Nuk do e lë vendimin në dorë të gjyqtarëve

Florian Marku jep lajmin e mirë për të gjithë tifozët shqiptarë të boksit, duke njoftuar rikthimin në ring. Boksieri shqiptar mori një vëmendje të gjerë për shkak të duelit të fundit, ku megjithëse e dominoi kundërshtarin, në fund vendimi i gjyqtarëve shkoi për një barazim. Por këtë herë 28-vjeçari premton se nuk e lërë më fatin e match-it në dorë të gjyqtarëve, duke e theksuar diçka të tillë në një prononcim për “Sky Sports”. Më 30 janar Marku do të hyjë sërish brenda ringut, ku do të përplaset me boksierin britanik, Rylan Charlton.

“Me zor pres të tregoj kush jam dhe premtoj t’ju jap tifozëve një duel emocionuese. Do ia thyej kokën. Nuk më pëlqen të flas keq për njerëzit, por Rylan Charlton ka thënë shumë gjëra të këqija për mua. Dua të shoh se çfarë do të më thojë ballë për ballë. Nuk e e lë vendimin në dorë të gjyqtarëve”, ka thënë Florian Marku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online